9. Midis tërë këtyre krijesave, cila nuk e di që dora e Zotit i ka bërë këto?
10. Ai ka në dorë të tij jetën e çdo gjallese dhe frymën e çdo qenieje njerëzore.
11. Veshi a nuk i shqyrton vallë fjalët, ashtu si i shijon qiellza ushqimet?
12. Ndër pleqtë gjejmë diturinë, dhe gjatësia e ditëve u jep edhe gjykimin.
13. Por tek ai gjejmë diturinë dhe forcën, atij i përkasin mendja dhe gjykimi.
14. Në rast se ai shkatërron, askush nuk mund të rindërtojë; në rast se fut në burg dikë, askush nuk mund t'ia hapë.
15. Në rast se i ndal ujërat, çdo gjë thahet; po t'i lërë të lira, përmbytin tokën.
16. Ai zotëron forcën dhe diturinë; prej tij varen ai që mashtrohet dhe ai që mashtron.
17. Ai i bën këshilltarët të ecin zbathur, i bën gjyqtarët të pamend.
18. Këput verigat e imponuara nga mbretërit dhe lidh me zinxhirë ijët e tyre.
19. I bën që të ecin zbathur priftërinjtë dhe përmbys të fuqishmit.
20. I lë pa gojë ata tek të cilët ka besim dhe i lë pa mend pleqtë.