kapitujt

  1. 1
  2. 2
  3. 3
  4. 4
  5. 5
  6. 6
  7. 7
  8. 8
  9. 9
  10. 10
  11. 11
  12. 12
  13. 13
  14. 14
  15. 15
  16. 16
  17. 17
  18. 18
  19. 19
  20. 20
  21. 21
  22. 22
  23. 23
  24. 24
  25. 25
  26. 26
  27. 27
  28. 28
  29. 29
  30. 30
  31. 31
  32. 32
  33. 33
  34. 34
  35. 35
  36. 36
  37. 37
  38. 38
  39. 39
  40. 40
  41. 41
  42. 42

Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jobi 12 Bibla Shqip (ALBB)

1. Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha:

2. "Pa dyshim ju jeni njerëz të urtë, dhe dituria do të marrë fund me ju.

3. Edhe unë kam mendje si ju, dhe nuk bie më poshtë se ju; përveç kësaj, kush nuk i di gjërat si këto?

4. Jam bërë gazi i miqve të mi; unë, të cilit Perëndia i përgjigjej kur i drejtohesha; të drejtin, të ndershmin, e kanë vënë në lojë.

5. Një llambë, e përçmuar në mendimet e atyre që jetojnë në mes të të mirave, është përgatitur për ata të cilëve u merren këmbët.

6. Çadrat e cubave përkundrazi janë të qeta dhe e ndiejnë veten të sigurt ata që provokojnë Perëndinë dhe që e hyjnizojnë forcën e tyre.

7. Por pyeti tani kafshët dhe do të të mësojnë, zogjtë e qiellit dhe do të ta thonë,

8. ose foli tokës, dhe ajo do të të mësojë, dhe peshqit e detit do të ta tregojnë.

9. Midis tërë këtyre krijesave, cila nuk e di që dora e Zotit i ka bërë këto?

10. Ai ka në dorë të tij jetën e çdo gjallese dhe frymën e çdo qenieje njerëzore.

11. Veshi a nuk i shqyrton vallë fjalët, ashtu si i shijon qiellza ushqimet?

12. Ndër pleqtë gjejmë diturinë, dhe gjatësia e ditëve u jep edhe gjykimin.

13. Por tek ai gjejmë diturinë dhe forcën, atij i përkasin mendja dhe gjykimi.

14. Në rast se ai shkatërron, askush nuk mund të rindërtojë; në rast se fut në burg dikë, askush nuk mund t'ia hapë.

15. Në rast se i ndal ujërat, çdo gjë thahet; po t'i lërë të lira, përmbytin tokën.

16. Ai zotëron forcën dhe diturinë; prej tij varen ai që mashtrohet dhe ai që mashtron.

17. Ai i bën këshilltarët të ecin zbathur, i bën gjyqtarët të pamend.

18. Këput verigat e imponuara nga mbretërit dhe lidh me zinxhirë ijët e tyre.

19. I bën që të ecin zbathur priftërinjtë dhe përmbys të fuqishmit.

20. I lë pa gojë ata tek të cilët ka besim dhe i lë pa mend pleqtë.

21. Zbraz përçmimin mbi fisnikët dhe ua liron brezin të fortëve.

22. Zbulon gjërat e thella të fshehura në terr dhe sjell në dritë hijen e vdekjes.

23. I bën të mëdha kombet dhe pastaj i shkatërron, i zgjeron kombet dhe pastaj i mërgon.

24. U heq arsyen sundimtarëve të tokës dhe i bën të enden në vende të shkreta pa rrugë.

25. Ecin verbërisht në terr pa dritë dhe i bën të ecin si të dehur".