Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jobi 12:7-16 Bibla Shqip (ALBB)

7. Por pyeti tani kafshët dhe do të të mësojnë, zogjtë e qiellit dhe do të ta thonë,

8. ose foli tokës, dhe ajo do të të mësojë, dhe peshqit e detit do të ta tregojnë.

9. Midis tërë këtyre krijesave, cila nuk e di që dora e Zotit i ka bërë këto?

10. Ai ka në dorë të tij jetën e çdo gjallese dhe frymën e çdo qenieje njerëzore.

11. Veshi a nuk i shqyrton vallë fjalët, ashtu si i shijon qiellza ushqimet?

12. Ndër pleqtë gjejmë diturinë, dhe gjatësia e ditëve u jep edhe gjykimin.

13. Por tek ai gjejmë diturinë dhe forcën, atij i përkasin mendja dhe gjykimi.

14. Në rast se ai shkatërron, askush nuk mund të rindërtojë; në rast se fut në burg dikë, askush nuk mund t'ia hapë.

15. Në rast se i ndal ujërat, çdo gjë thahet; po t'i lërë të lira, përmbytin tokën.

16. Ai zotëron forcën dhe diturinë; prej tij varen ai që mashtrohet dhe ai që mashtron.

Lexoni kapitullin e plotë Jobi 12