1. Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha:
2. "Pa dyshim ju jeni njerëz të urtë, dhe dituria do të marrë fund me ju.
3. Edhe unë kam mendje si ju, dhe nuk bie më poshtë se ju; përveç kësaj, kush nuk i di gjërat si këto?
4. Jam bërë gazi i miqve të mi; unë, të cilit Perëndia i përgjigjej kur i drejtohesha; të drejtin, të ndershmin, e kanë vënë në lojë.
5. Një llambë, e përçmuar në mendimet e atyre që jetojnë në mes të të mirave, është përgatitur për ata të cilëve u merren këmbët.
6. Çadrat e cubave përkundrazi janë të qeta dhe e ndiejnë veten të sigurt ata që provokojnë Perëndinë dhe që e hyjnizojnë forcën e tyre.
7. Por pyeti tani kafshët dhe do të të mësojnë, zogjtë e qiellit dhe do të ta thonë,
8. ose foli tokës, dhe ajo do të të mësojë, dhe peshqit e detit do të ta tregojnë.
9. Midis tërë këtyre krijesave, cila nuk e di që dora e Zotit i ka bërë këto?