Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Hagai 2:6-11 Bibla Shqip (ALBB)

6. Sepse kështu thotë Zoti i ushtrive: "Edhe një herë, pas pak, unë do t'i bëj të dridhen qiejt dhe dheun, detin dhe sterenë;

7. do t'i bëj të dridhen gjithë kombet; dëshira e gjithë kombeve do të vijë dhe unë do ta mbush këtë tempull me lavdi", thotë Zoti i ushtrive.

8. "Argjendi është imi, ari është imi", thotë Zoti i ushtrive.

9. "Lavdia e këtij tempulli të fundit do të jetë më e madhe nga ajo e të mëparshmit", thotë Zoti i ushtrive; "dhe në këtë vend unë do të sjell paqen"", thotë Zoti i ushtrive.

10. Në ditën e njëzet e katërt të muajit të nëntë, në vitin e dytë të Darit, fjala e Zotit u drejtua me anë të profetit Hagai, duke thënë:

11. "Kështu thotë Zoti i ushtrive: Pyeti priftërinjtë për ligjin, duke thënë:

Lexoni kapitullin e plotë Hagai 2