Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Habakuku 3:1-11 Bibla Shqip (ALBB)

1. Lutja e profetit Habakuk mbi Shigionothin.

2. "O Zot, unë dëgjova të folurën tënde dhe kam frikë; o Zot, bëj që të ringjallet vepra jote gjatë viteve, bëje të njohur gjatë viteve. Në zemërim e sipër, kujtoje mëshirën.

3. Perëndia vinte nga Temani, i Shenjti nga mali Paran. Lavdia e tij mbulonte qiejt dhe toka ishte plot me lëvdimin e tij.

4. Shkëlqimi i tij ishte si drita, rreze dilnin nga dora e tij dhe aty fshihej fuqia e tij.

5. Para tij ecte murtaja dhe murtaja e ethshme ndiqte hapat e tij.

6. Ai ndalej dhe maste tokën, shikonte dhe i bënte kombet të dridheshin; malet e përjetshëm zhdukeshin, kodrat e lashta uleshin; rrugët e tij janë të përjetshme.

7. Unë i shikoja në dëshpërim çadrat e Kushanit, pavijonet e vendit të Midianit dridheshin.

8. O Zot, a merrte zjarr vallë zemërimi yt kundër lumenjve? A ishte zemërimi yt kundër lumenjve ose tërbimi yt kundër detit, kur shkoje hipur mbi kuajt e tu, mbi qerret e tua të fitores?

9. Ti e ke zbuluar plotësisht harkun tënd, sipas betimeve që ke bërë mbi shigjetat e tua. Ti e ke ndarë tokën me lumenjtë.

10. Malet të panë dhe u drodhën; uragani i ujit kaloi, humnera ka bërë të dëgjohet zëri i saj dhe ka ngritur duart lart.

11. Dielli dhe hëna kanë mbetur në banesën e tyre; në dritën e shigjetave të tua lëvizën me të shpejtë, në vetëtimën e ushtës sate flakëruese.

Lexoni kapitullin e plotë Habakuku 3