Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Gjyqtarët 18:9-19 Bibla Shqip (ALBB)

9. Ata u përgjigjën: "Le të ngrihemi dhe të sulemi kundër atyre njerëzve, sepse kemi parë vendin dhe është me të vërtetë i mrekullueshëm. Pse mbani një qëndrim jo aktiv? Mos ngurroni të lëvizni për ta pushtuar vendin!

10. Kur të arrini, keni për të gjetur një popull të sigurt dhe një vend të gjerë, sepse Perëndia e ka dhënë në duart tuaja; është një vend ku nuk mungon asgjë nga ajo që është mbi tokë".

11. Atëherë gjashtëqind burra të familjes së danitëve u nisën nga Tsorahu dhe nga Eshtoali, të armatosur mirë për luftë.

12. Ata u ngjitën dhe ngritën kampin e tyre në Kirjath-Jearim, në Jude; (prandaj ky vend, që ndodhet prapa Kiriath-Jearimit, quhet edhe sot e kësaj dite kampi i Danit).

13. Që këtej kaluan në krahinën malore të Efraimit dhe arritën në shtëpinë e Mikahut.

14. Atëherë të pesë burrat, që kishin shkuar të vëzhgonin vendin e Laishit, filluan t'u thonë vëllezërve të tyre: "A e dini ju që në këto shtëpi ka një efod, një shtëpi idhujsh, një shëmbëlltyrë të gdhendur

15. Kështu ata u drejtuan nga ajo anë, arritën në shtëpinë e levitit të ri, në banesën e Mikahut, dhe e përshëndetën.

16. Ndërsa të gjashtëqind burrat e bijve të Danit, të armatosur mirë për luftë, rrinin para portës,

17. pesë burrat që kishin vajtur të vëzhgonin vendin u ngjitën lart, hynë në shtëpi, morën shëmbëlltyrën e gdhendur, efodin, shtëpinë e idhujve dhe figurën prej metali të shkrirë. Prifti rrinte para portës bashkë me gjashtëqind njerëzit e armatosur mirë për luftë.

18. Kur këta hynë në shtëpinë e Mikahut dhe morën shëmbëlltyrën e gdhendur, efodin, shtëpinë e idhujve dhe figurën prej metali të shkrirë, prifti u tha atyre: "Ç'po bëni kështu?".

19. Ata iu përgjigjën: "Hesht, vëre dorën mbi gojë, eja me ne, dhe do të jesh për ne një atë dhe një prift. Ç'është më mirë për ty, të jesh prifti i shtëpisë së një njeriu të vetëm apo të jesh prifti i një fisi ose të një familjeje në Izrael?".

Lexoni kapitullin e plotë Gjyqtarët 18