Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Fjalët e Urta 25:1-6 Bibla Shqip (ALBB)

1. Edhe këto janë fjalë të urta të Salomonit, të transkriptuara nga njerëzit e Ezekias, mbretit të Judës.

2. Është lavdi e Perëndisë të fshehësh një gjë, por është lavdi e mbretërve ta hetosh atë.

3. Qiejt për lartësinë e tyre, toka për thellësinë e saj dhe zemra e mbretërve janë të panjohshëm.

4. Hiq zgjyrën nga argjendi dhe ka për të dalë një enë për argjendarin.

5. Largo të pabesin nga prania e mbretit dhe froni i tij do të bëhet i qëndrueshëm në drejtësi.

6. Mos u përlëvdo në prani të mbretit dhe mos zër vendin e njerëzve të mëdhenj,

Lexoni kapitullin e plotë Fjalët e Urta 25