Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Fjalët e Urta 18:9-20 Bibla Shqip (ALBB)

9. Edhe ai që është përtac në punën e tij është vëlla i plëngprishësit.

10. Emri i Zotit është një kala e fortë, tek ai turret i drejti dhe gjen siguri.

11. Pasuria e kamësit është qyteti i tij i fortë dhe sipas mendimit të tij ajo është si një mur i lartë.

12. Përpara shkatërrimit, zemra e njeriut ngrihet, por para lavdisë vjen përulësia.

13. Kush jep përgjigje për një çështje para se ta ketë dëgjuar, tregon marrëzinë e tij për turp të vet.

14. Fryma e njeriut i jep krahë në sëmundjen e tij, por kush mund ta ngrejë një frymë të demoralizuar?

15. Zemra e njeriut të matur fiton dituri, edhe veshi i të urtëve kërkon diturinë.

16. Dhurata e njeriut i hap rrugën dhe e çon në prani të të mëdhenjve.

17. I pari që mbron çështjen e vet duket sikur ka të drejtë; por pastaj vjen tjetri dhe e shqyrton.

18. Fati u jep fund grindjeve dhe i ndan të fuqishmit.

19. Një vëlla i fyer është si një qytet i fortë; dhe grindjet janë si shulat e një kalaje.

20. Njeriu e ngop barkun me frytin e gojës së tij, ai ngopet me prodhimin e buzëve të tij.

Lexoni kapitullin e plotë Fjalët e Urta 18