Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Fjalët e Urta 11:20-28 Bibla Shqip (ALBB)

20. Të çoroditurit nga zemra janë të neveritur për Zotin, por ata që janë të ndershëm në sjelljen e tyre pëlqehen nga ai.

21. Edhe kur i shtrëngon dorën një tjetri për një besëlidhje, njeriu i keq nuk do të mbetet i pandëshkuar, por pasardhësit e të drejtëve do të shpëtojnë.

22. Si një unazë ari në feçkën e një derri, kështu është një grua e bukur që nuk ka mend.

23. Dëshira e të drejtëve është vetëm e mira, por shpresa e të pabesëve është zemërimi.

24. Ka nga ata që shkapërderdhin bujari dhe bëhen më të pasur, dhe ka nga ata që kursejnë më tepër se duhet dhe bëhen gjithnjë e më të varfër.

25. Njeriu bujar do të pasurohet dhe ai që vadit do të vaditet gjithashtu.

26. Populli mallkon atë që nuk pranon të japë grurin, por bekimi bie mbi kokën e atij që e shet.

27. Kush kërkon me zell të mirën fiton dashamirësinë, por ai që kërkon të keqen, kjo do t'i bjerë mbi të.

28. Kush ka besim në pasuritë e tij do të rrëzohet, por të drejtët do të çelin si gjethe.

Lexoni kapitullin e plotë Fjalët e Urta 11