Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Esdra 7:1-8 Bibla Shqip (ALBB)

1. Mbas këtyre gjërave, nën mbretërimin e Artakserksit, mbretit të Persisë, Ezdra, bir i Serajahut, bir i Azarias, bir i Hilkiahut,

2. bir i Shalumit, biri i Tsadokut, bir i Ahitubit,

3. bir i Amariahut, bir i Azarias, bir i Merajothit,

4. bir i Zerajahut, bir i Uzit, bir i Bukit,

5. bir i Abishuas, bir i Finehasit, bir i Eleazarit, bir i Aaronit, kryeprift;

6. ky Ezdra vinte nga Babilonia. Ishte një shkrues kompetent në ligjin e Moisiut të dhënë nga Zoti, Perëndia i Izraelit. Mbreti i dha të gjitha ato që ai kërkoi, sepse dora e Zotit, Perëndisë së tij, ishte mbi të.

7. Në vitin e shtatë të mbretit Artakserksit, ngjitën gjithashtu në Jeruzalem disa nga bijtë e Izraelit dhe të priftërinjve, levitë, këngëtarë, derëtarë dhe nethinenj.

8. Ezdra arriti në Jeruzalem në muajin e pestë, që ishte viti i shtatë i mbretit.

Lexoni kapitullin e plotë Esdra 7