Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Amosi 2:7-16 Bibla Shqip (ALBB)

7. ata që dëshirojnë fort të shohin pluhurin e tokës mbi kryet e të varfërve dhe shkelin të drejtën e të përulurve. Një njeri dhe ati i tij shkojnë bashkë te po ajo vajzë, për të përdhosur emrin tim të shenjtë.

8. Shtrihen rreth çdo altari me rroba që kanë marrë hua dhe në shtëpinë e perëndive të tyre pinë verën e atyre që janë dënuar me gjobë.

9. Unë, pra, e shkatërrova para tyre amoreun, që ishte i gjatë sa është i gjatë cedri dhe ishte fortë si lisi; unë shkatërrova frytin e tij lart dhe rrënjët e tij poshtë.

10. Unë ju nxora gjithashtu nga vendi i Egjiptit dhe ju çova për dyzet vjet në shkretëtirë, për t'ju dhënë në trashëgimi vendin e amoreut.

11. Nxora disa profetë midis bijve tuaj dhe nazirenj midis të rinjve tuaj. Vallë, nuk është kështu, o bij të Izraelit?", thotë Zoti.

12. "Por i keni detyruar nazirenjtë të pinë verë dhe i keni urdhëruar profetët duke thënë: "Mos profetizoni".

13. Unë jam i shtypur poshtë jush, ashtu siç është e shtypur qerrja e mbushur me duaj.

14. Prandaj i shpejti nuk do të ketë mundësi të ikë, i forti nuk do të konsolidojë forcën e tij dhe njeriu trim nuk do ta shpëtojë jetën e tij.

15. Kush përdor harkun nuk do të mund të rezistojë, kush ka këmbë të shpejta nuk do t'ia dalë të ikë, as ka për të shpëtuar jetën e vet kalorësi mbi kalë.

16. Atë ditë më trimi ndër trimat do të ikë lakuriq", thotë Zoti.

Lexoni kapitullin e plotë Amosi 2