Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

2 i Samuelit 8:8-18 Bibla Shqip (ALBB)

8. Mbreti David mori edhe një sasi të madhe bronzi në Betah dhe në Berothai, qytete të Hadedezerit.

9. Kur Toi, mbret i Hamathit, mësoi që Davidi kishte mundur tërë ushtrinë e Hadedezerit,

10. i dërgoi mbretit David të birin Joram, për ta përshëndetur dhe për ta bekuar, sepse i kishte bërë luftë Hadedezerit dhe e kishte mundur. Në fakt Hadedezeri ishte gjithnjë në luftë me Toin; Jorami kishte me vete enë argjendi, ari dhe bronzi.

11. Mbreti David ia shenjtëroi edhe këto Zotit, ashtu siç i kishte shenjtëruar atij argjendin dhe arin që vinte nga kombet që kishte nënshtruar:

12. nga sirët, nga moabitët, nga amonitët, nga filistenjtë nga amalekitët dhe nga plaçka e Hadedezerit, birit të Rehobit, mbret i Tsobahut.

13. Davidi i bëri emër vetes kur u kthye, mbasi kishte mundur tetëmbëdhjetë mijë sirë në luginën e Kripës.

14. Vendosi garnizone edhe në Idumea; kështu tërë Idumea dhe tërë edomitët u bënë nënshtetas të Davidit; dhe Zoti e mbronte Davidin kudo që shkonte.

15. Kështu Davidi mbretëroi mbi tërë Izraelin, duke dhënë vendime dhe duke administruar drejtësinë tërë popullit të tij.

16. Joabi, bir i Tserujahut, ishte komandant i ushtrisë; Jozafat, bir i Ahiludit, ishte arkivist;

17. Tsadoku, bir i Ahitubit, dhe Ahimeleku, bir i Abietharit, ishin priftërinj; Serajahu ushtronte funksionin e sekretarit;

18. Benajahu, bir i Jehojadit, ishte kreu i kerethenjve dhe i pelethenjve, dhe bijtë e Davidit ishin ministra.

Lexoni kapitullin e plotë 2 i Samuelit 8