7. Davidi mori monedhat prej ari që shërbëtorët e Hadadezerit kishin me vete dhe i çoi në Jeruzalem.
8. Mbreti David mori edhe një sasi të madhe bronzi në Betah dhe në Berothai, qytete të Hadedezerit.
9. Kur Toi, mbret i Hamathit, mësoi që Davidi kishte mundur tërë ushtrinë e Hadedezerit,
10. i dërgoi mbretit David të birin Joram, për ta përshëndetur dhe për ta bekuar, sepse i kishte bërë luftë Hadedezerit dhe e kishte mundur. Në fakt Hadedezeri ishte gjithnjë në luftë me Toin; Jorami kishte me vete enë argjendi, ari dhe bronzi.
11. Mbreti David ia shenjtëroi edhe këto Zotit, ashtu siç i kishte shenjtëruar atij argjendin dhe arin që vinte nga kombet që kishte nënshtruar:
12. nga sirët, nga moabitët, nga amonitët, nga filistenjtë nga amalekitët dhe nga plaçka e Hadedezerit, birit të Rehobit, mbret i Tsobahut.
13. Davidi i bëri emër vetes kur u kthye, mbasi kishte mundur tetëmbëdhjetë mijë sirë në luginën e Kripës.
14. Vendosi garnizone edhe në Idumea; kështu tërë Idumea dhe tërë edomitët u bënë nënshtetas të Davidit; dhe Zoti e mbronte Davidin kudo që shkonte.
15. Kështu Davidi mbretëroi mbi tërë Izraelin, duke dhënë vendime dhe duke administruar drejtësinë tërë popullit të tij.
16. Joabi, bir i Tserujahut, ishte komandant i ushtrisë; Jozafat, bir i Ahiludit, ishte arkivist;