Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 i Samuelit 31:1-11 Bibla Shqip (ALBB)

1. Filistenjtë u ndeshën me Izraelin dhe izraelitët ua mbathën para filistenjve, dhe ranë të vrarë në malin Gilboa.

2. Filistenjtë ndoqën me furi Saulin dhe bijtë e tij; kështu filistenjtë vranë Jonathanin, Abinadabin dhe Malkishuahun, bij të Saulit.

3. Beteja u ashpërsua kundër Saulit; harkëtarët e arritën dhe ai u plagos rëndë prej tyre.

4. Sauli i tha shërbëtorëve të tij: "Nxirre shpatën tënde dhe më shpo me të; të mos vinë këta të parrethprerë të më shpojnë dhe të tallen me mua". Por shqytari i tij nuk deshi ta kryejë këtë veprim, sepse e kishte zënë një frikë e madhe. Atëherë Sauli mori shpatën dhe u hodh mbi të.

5. Kur shqytari pa se Sauli kishte vdekur, edhe ai u hodh mbi shpatën e vet dhe vdiq me të.

6. Kështu po atë ditë vdiqën bashkë Sauli, tre bijtë e tij, shqytari dhe tërë njerëzit e tij.

7. Kur izraelitët që ndodheshin matanë luginës dhe matanë Jordanit panë që njerëzit e Izraelit ua kishin mbathur me vrap dhe që Sauli dhe bijtë e tij kishin vdekur, braktisën qytetet dhe ua mbathën. Atëherë erdhën filistenjtë dhe u vendosën aty.

8. Të nesërmen filistenjtë erdhën për të zhveshur të vrarët dhe gjetën Saulin dhe tre bijtë e tij të rënë në malin Gilboa.

9. I prenë kokën Saulit, e zhveshën nga armatimi i tij dhe dërguan lajmëtarë në tërë vendin e filistenjve për ta çuar lajmin në tempullin e idhujve të tyre dhe popullit.

10. E vendosën pastaj armaturën e tij në tempullin e Ashtarothit dhe e varën kufomën e tij në muret e Beth-Shanit.

11. Por kur banorët e Jabeshit të Galaadit mësuan atë që filistenjtë i kishin bërë Saulit,

Lexoni kapitullin e plotë 1 i Samuelit 31