kapitujt

  1. 1
  2. 2
  3. 3
  4. 4
  5. 5
  6. 6
  7. 7
  8. 8
  9. 9
  10. 10
  11. 11
  12. 12
  13. 13
  14. 14
  15. 15
  16. 16
  17. 17
  18. 18
  19. 19
  20. 20
  21. 21
  22. 22

Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Zbulesa 8 Bibla Shqip (ALBB)

1. Edhe kur ai hapi vulën e shtatë, në qiell u bë heshtje për rreth gjysmë ore.

2. Dhe unë i pashë të shtatë engjëjt që qëndrojnë përpara Perëndisë, dhe atyre iu dhanë shtatë bori.

3. Pastaj erdhi një engjëll tjetër që kishte një temjanicë ari dhe ndaloi pranë altarit; dhe iu dha shumë erë e këndshme që t'ua shtonte lutjeve të të gjithë shenjtorëve mbi altarin prej ari që ishte përpara fronit.

4. Dhe tymi i temjanit, me lutjet e shenjtorëve, u ngrit përpara Perëndisë prej dorës së engjëllit.

5. Pastaj engjëlli mori temjanicën, e mbushi nga zjarri i altarit dhe e hodhi mbi dhe; dhe u bënë zëra, bubullima, vetëtima dhe një tërmet.

6. Dhe të shtatë engjëjt që kishin të shtatë boritë u bënë gati t'i bien borisë.

7. Engjëlli i parë i ra borisë, dhe u bë breshër e zjarr, i përzier me gjak, dhe u hodhën mbi dhe; dhe e treta e pemëve u dogj tërësisht, dhe çdo bar i njomë u dogj tërësisht.

8. Dhe engjëlli i dytë i ra borisë dhe diçka si një mal i madh që digjet nga zjarri u hodh në det, dhe e treta e detit u bë gjak;

9. dhe e treta e krijesave që rrojnë në det ngordhi, dhe e treta e anijeve u shkatërruan.

10. Dhe i treti engjëll i ra borisë, dhe ra nga qielli një yll i madh që digjej si pishtar, dhe ra mbi pjesën e tretë të lumenjve dhe mbi burimet e ujërave.

11. Dhe emri i yllit është "pelin" dhe e treta e ujërave u bë pelin; dhe shumë njerëz vdiqën për shkak të këtyre ujërave, sepse u bënë të hidhura.

12. Dhe i katërti engjëll i ra borisë, dhe u godit pjesa e tretë e diellit dhe pjesa e tretë e hënës dhe pjesa e tretë e yjeve, që të errësohej e treta e tyre dhe e treta e ditës e humbi shkëlqimin e saj, kështu edhe nata.

13. Dhe pashë, dhe dëgjova një engjëll që fluturonte në mes të qiellit dhe thoshte me zë të madh: ''Mjerë, mjerë, mjerë atyre që banojnë mbi dhe, për shkak të të rënave të tjera të borive që të tre engjëjt do t'i bien''.