Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Zbulesa 17:5-16 Bibla Shqip (ALBB)

5. Dhe mbi ballin e saj ishte shkruar një emër: ''Misteri, Babilona e madhe, nëna e kurvave dhe e neverive të dheut''.

6. Dhe e pashë gruan duke u dehur nga gjaku i shenjtorëve dhe nga gjaku i martirëve të Jezusit. Dhe, kur e pashë, u çudita me çudi të madhe.

7. Dhe engjëlli më tha: ''Përse çuditesh? Unë do të të tregoj misterin e gruas dhe të bishës që e mban atë, e cila ka shtatë krerë dhe dhjetë brirë.

8. Bisha, që pe, ishte, edhe nuk është, dhe do të ngjitet nga humnera dhe do të vejë në përhumbje; dhe banorët e dheut, emrat e të cilëve nuk janë shkruar në librin e jetës që nga krijimi i botës, do të çuditen kur të shohin bishën që ishte, dhe nuk është, ndonëse është.

9. Këtu është mendja që ka dituri: të shtatë krerët janë shtatë male, ku ulet gruaja,

10. dhe mbretër janë shtatë; pesë kanë rënë, një është dhe tjetri nuk ka ardhur ende; dhe, kur të vijë, pak kohë do të mbetet.

11. Dhe bisha që ishte, dhe nuk është më, është edhe ajo i teti mbret, dhe është nga të shtatët dhe shkon në përhumbje.

12. Të dhjetë brirët, që pe, janë dhjetë mbretër, të cilët nuk kanë marrë ende mbretërinë, por do të marrin pushtet si mbretër, një orë, bashkë me bishën.

13. Këta kanë një qëllim, dhe do t'ia japin fuqinë dhe pushtetin e tyre bishës.

14. Ata do të luftojnë kundër Qengjit dhe Qengji do t'i mundë, sepse ai është Zot i zotërve dhe Mbret i mbretërve; dhe ata që janë me të janë të thirrur, të zgjedhur dhe besnikë''.

15. Pastaj më tha: ''Ujërat që ke parë, ku ulet kurva, janë popuj dhe turma, dhe kombe, dhe gjuhë.

16. Dhe të dhjetë brirët që ke parë mbi bishën, këta do të urrejnë kurvën, do ta bëjnë të shkretë dhe lakuriq, dhe do të hanë mishrat e saj dhe do ta djegin në zjarr.

Lexoni kapitullin e plotë Zbulesa 17