Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Romakëve 16:1-6 Bibla Shqip (ALBB)

1. Dhe unë po jua rekomandoj Febën, motrën tonë, që është dhjake e kishës që ndodhet në Kenkrea,

2. që ta pranoni në Zotin, sikurse u ka hije shenjtorëve, dhe ta ndihmoni në çdo gjë që të ketë nevojë nga ju, sepse edhe ajo ka ndihmuar shumë veta, edhe mua vetë.

3. U bëni të fala Prishilës dhe Akuilës, bashkëpunëtorë të mi në Krishtin Jezus,

4. të cilët për jetën time vunë kokën në rrezik; ata i falënderoj jo vetëm unë, por të gjitha kishat e johebrenjve.

5. I bëni të fala edhe kishës që është në shtëpinë e tyre, të fala edhe Epenetit tim të dashur, i cili është fryti i parë i Akaisë në Krishtin.

6. Të fala Marisë, e cila u mundua shumë për ne.

Lexoni kapitullin e plotë Romakëve 16