Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Juda 1:17-25 Bibla Shqip (ALBB)

17. Por ju, shumë të dashur, mbani mend fjalët që ju kanë parathënë apostujt e Zotit tonë Jezu Krisht.

18. Ata ju thoshin që në kohën e fundit do të ketë tallës që do të ecin sipas pasioneve të tyre të paudhësisë.

19. Këta janë ata që shkaktojnë përçarjet, njerëz shpirtërorë, që s'kanë Frymën.

20. Por ju, shumë të dashur, duke ndërtuar veten tuaj mbi besimin tuaj shumë të shenjtë, duke u lutur në Frymën e Shenjtë,

21. ruhuni në dashurinë e Perëndisë, duke pritur mëshirën e Zotit tonë Jezu Krisht, për jetën e përjetshme.

22. Dhe kini dhembshuri për disa duke përdorur dallim,

23. por shpëtojini të tjerët me druajtje, duke ia rrëmbyer zjarrit, dhe duke urryer edhe rroben e ndotur nga mishi.

24. Dhe atij që mund t'ju ruajë nga çdo rrëzim dhe t'ju nxjerrë para lavdisë së tij të paqortueshëm dhe me gëzim,

25. të vetmit Perëndi të ditur, Shpëtimtarit tonë, i qoftë lavdi, madhështi, sundim dhe pushtet, tani dhe përjetë. Amen.

Lexoni kapitullin e plotë Juda 1