Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Galatasve 6:3-8 Bibla Shqip (ALBB)

3. Sepse në qoftë se dikush mendon se është diçka, pa qenë asgjë, ai gënjen veten e vet.

4. Dhe secili të analizojë veprën e tij dhe atëherë do të ketë arsye të mburret vetëm për veten e tij dhe jo lidhur me tjetrin.

5. Sepse secili do të mbajë barrën e vet.

6. Ai që merr mësim në fjalën, le ta bëjë pjesëtar të të gjitha të mirave të tij atë që e mëson.

7. Mos u gënjeni: Perëndia nuk vihet dot në lojë, sepse ç'të mbjellë njeriu, atë edhe do të korrë.

8. Sepse ai që mbjell për mish të tij, do të korrë nga mishi i tij prishje, por ai që mbjell për Frymë, do të korrë nga Fryma jetë të përjetshme.

Lexoni kapitullin e plotë Galatasve 6