Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Galatasve 6:12-18 Bibla Shqip (ALBB)

12. Të gjithë ata që duan të duken të mirë në mish, ju shtrëngojnë që të rrethpriteni vetëm që të mos përndiqeni për kryqin e Krishtit.

13. Sepse as vetë ata që rrethpriten nuk e zbatojnë ligjin, por duan që ju të rrethpriteni, që ata të mburren në mishin tuaj.

14. Sa për mua, mos ndodhtë kurrë që unë të mburrem me tjetër gjë, veç për kryqin e Zotit tonë Jezu Krisht, për të cilin bota është kryqëzuar tek unë edhe unë te bota.

15. Sepse në Jezu Krishtin as rrethprerja, as parrethprerja s'kanë ndonjë vlerë, por krijesa e re.

16. Dhe të gjithë ata që do të ecin sipas kësaj rregulle paçin paqe dhe mëshirë, e ashtu qoftë edhe për Izraelin e Perëndisë.

17. Tash e tutje askush të mos më trazojë, sepse unë mbaj në trupin tim shenjat e Zotit Jezus.

18. Vëllezër, hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me frymën tuaj. Amen.

Lexoni kapitullin e plotë Galatasve 6