Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Galatasve 6:1-4 Bibla Shqip (ALBB)

1. Vëllezër, në qoftë se dikush bie në ndonjë faj, ju që jeni frymëror, lartësojeni me frymë butësie. Por ki kujdes veten tënde, se mos tundohesh edhe ti.

2. Mbani barrët e njëri-tjetrit dhe kështu do të përmbushni ligjin e Krishtit.

3. Sepse në qoftë se dikush mendon se është diçka, pa qenë asgjë, ai gënjen veten e vet.

4. Dhe secili të analizojë veprën e tij dhe atëherë do të ketë arsye të mburret vetëm për veten e tij dhe jo lidhur me tjetrin.

Lexoni kapitullin e plotë Galatasve 6