Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Galatasve 3:4-17 Bibla Shqip (ALBB)

4. A thua hoqët kaq shumë gjëra më kot, nëse kanë qenë vërtetë më kot?

5. Ai që ju jep juve Frymën, dhe kryen midis jush vepra të fuqishme, i bën me anë të veprave të ligjit apo me anë të predikimit të besimit?

6. Kështu Abrahami ''e besoi Perëndinë, dhe kjo iu numërua për drejtësi'';

7. Ta dini, pra, se ata që janë nga besimi janë bij të Abrahamit.

8. Dhe Shkrimi, duke parashikuar se Perëndia do t'i shfajësonte kombet me anë të besimit, ia dha më përpara Abrahamit lajmin e mirë: ''Të gjitha kombet do të bekohen në ty''.

9. Prandaj ata që themelohen mbi besimin bekohen bashkë me të besueshmin Abraham.

10. Dhe të gjithë ata që themelohen mbi veprat e ligjit janë nën mallkim, sepse është shkruar: ''I mallkuar është kushdo që nuk qëndron në të gjitha ato që shkruhen në librin e ligjit për t'i praktikuar''.

11. Sepse me anë të ligjit askush nuk shfajësohet përpara Perëndisë, sepse: ''I drejti do të rrojë me anë të besimit''.

12. Dhe ligji nuk është nga besimi, por “njeriu që do t’i bëjë ato, do të rrojë me anë të tyre''.

13. Krishti na shpengoi nga mallkimi i ligjit, sepse u bë mallkim për ne (duke qenë se është shkruar: ''I mallkuar është kushdo që varet në dru''),

14. që bekimi i Abrahamit t'u vijë johebrenjve me anë të Jezu Krishtit, që ne të marrim premtimin e Frymës me anë të besimit.

15. O vëllezër, po ju flas në mënyrën e njerëzve: në qoftë se një besëlidhje është aprovuar, edhe pse është besëlidhje njeriu, askush nuk e zhvleftëson as nuk i shton gjë.

16. Dhe premtimet iu bënë Abrahamit dhe pasardhjes së tij. Shkrimi nuk thotë: ''Edhe pasardhësve'' si të ishin shumë, por të një të vetme: ''Dhe pasardhjes sate'', pra Krishti.

17. Dhe unë them këtë: ligji, që erdhi katërqind e tridhjetë vjet më pas, nuk e zhvleftëson besëlidhjen e aprovuar më parë nga ana e Perëndisë në Krishtin, në mënyrë që të prishë premtimin.

Lexoni kapitullin e plotë Galatasve 3