Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Galatasve 3:1-10 Bibla Shqip (ALBB)

1. O galatas të marrë! Kush ju ka yshtur që të mos i bindeni së vërtetës, ju, që para syve tuaj Jezu Krishti është përshkruar i kryqëzuar midis jush?

2. Vetëm këtë dua të di nga ju: a e morët Frymën me anë të veprave të ligjit apo nëpërmjet dëgjimit të besimit?

3. A jeni kaq të marrë sa që, mbasi nisët në Frymë, të përfundoni në mish?

4. A thua hoqët kaq shumë gjëra më kot, nëse kanë qenë vërtetë më kot?

5. Ai që ju jep juve Frymën, dhe kryen midis jush vepra të fuqishme, i bën me anë të veprave të ligjit apo me anë të predikimit të besimit?

6. Kështu Abrahami ''e besoi Perëndinë, dhe kjo iu numërua për drejtësi'';

7. Ta dini, pra, se ata që janë nga besimi janë bij të Abrahamit.

8. Dhe Shkrimi, duke parashikuar se Perëndia do t'i shfajësonte kombet me anë të besimit, ia dha më përpara Abrahamit lajmin e mirë: ''Të gjitha kombet do të bekohen në ty''.

9. Prandaj ata që themelohen mbi besimin bekohen bashkë me të besueshmin Abraham.

10. Dhe të gjithë ata që themelohen mbi veprat e ligjit janë nën mallkim, sepse është shkruar: ''I mallkuar është kushdo që nuk qëndron në të gjitha ato që shkruhen në librin e ligjit për t'i praktikuar''.

Lexoni kapitullin e plotë Galatasve 3