Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Filipianëve 4:8-17 Bibla Shqip (ALBB)

8. Së fundi, vëllezër, të gjitha gjërat që janë të vërteta, të gjitha gjërat që janë të ndershme, të gjitha gjërat që janë të drejta, të gjitha gjërat që janë të pastra, të gjitha gjërat që janë të dashura, të gjitha gjërat që janë me famë të mirë, nëse ka ndonjë virtyt dhe nëse ka ndonjë lëvdim, këto mendoni.

9. Ato gjëra që keni mësuar, marrë dhe dëgjuar nga mua dhe patë në mua, i bëni, dhe Perëndia i paqes do të jetë me ju.

10. Dhe u gëzova shumë në Zotin, sepse më në fund kujdesi juaj për mua u rigjallërua; në realitet ju edhe e kishit në mendje, por nuk kishit rast.

11. Nuk e them këtë se jam në nevojë, sepse unë jam mësuar të kënaqem në gjendjen që jam.

12. Unë di të jem i përulur dhe di të jetoj edhe në bollëk; në çdo vend dhe për çdo gjë jam mësuar të nginjem dhe të kem uri, të kem me tepri dhe të vuaj në ngushticë.

13. Unë mund të bëj gjithçka me anë të Krishtit që më forcon.

14. Po ju bëtë mirë që morët pjesë në pikëllimin tim.

15. Edhe ju, o filipianë, e dini se, në fillim të predikimit të ungjillit, kur u nisa nga Maqedonia, asnjë kishë nuk ndau me mua gjë për të dhënë a për të marrë, veç jush,

16. sepse edhe në Thesaloniki më dërguat jo vetëm një herë por dy, përkujdesje kur isha në nevojë.

17. Jo se unë po kërkoj dhurata, por kërkoj fryt që tepron për dobinë tuaj.

Lexoni kapitullin e plotë Filipianëve 4