Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Filipianëve 4:10-20 Bibla Shqip (ALBB)

10. Dhe u gëzova shumë në Zotin, sepse më në fund kujdesi juaj për mua u rigjallërua; në realitet ju edhe e kishit në mendje, por nuk kishit rast.

11. Nuk e them këtë se jam në nevojë, sepse unë jam mësuar të kënaqem në gjendjen që jam.

12. Unë di të jem i përulur dhe di të jetoj edhe në bollëk; në çdo vend dhe për çdo gjë jam mësuar të nginjem dhe të kem uri, të kem me tepri dhe të vuaj në ngushticë.

13. Unë mund të bëj gjithçka me anë të Krishtit që më forcon.

14. Po ju bëtë mirë që morët pjesë në pikëllimin tim.

15. Edhe ju, o filipianë, e dini se, në fillim të predikimit të ungjillit, kur u nisa nga Maqedonia, asnjë kishë nuk ndau me mua gjë për të dhënë a për të marrë, veç jush,

16. sepse edhe në Thesaloniki më dërguat jo vetëm një herë por dy, përkujdesje kur isha në nevojë.

17. Jo se unë po kërkoj dhurata, por kërkoj fryt që tepron për dobinë tuaj.

18. Tani i kam të gjitha dhe më teprojnë; jam përplot, mbasi mora nga Epafroditi atë që më ishte dërguar nga ju, një parfum erëmirë, një fli i pranueshëm, i pëlqyeshëm nga Perëndia.

19. Dhe Perëndia im do të plotësojë të gjitha nevojat tuaja sipas pasurisë së tij në lavdi, në Jezu Krisht.

20. Perëndisë tonë e Atit tonë lavdi në shekuj të shekujve. Amen.

Lexoni kapitullin e plotë Filipianëve 4