Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Filipianëve 2:1-5 Bibla Shqip (ALBB)

1. Pra, në qofte se ka ndonjë ngushëllim në Krisht, ndonjë ngushëllim dashurie, ndonjë pjesëmarrje të Frymës, ndonjë mallëngjim e dhembshuri,

2. atëherë e bëni të plotë gëzimin tim, duke pasur të njëjtin mendim, të njëjtën dashuri, një unanimitet dhe një mendje të vetme.

3. Mos bëni asgjë për rivalitet as për mendjemadhësi, por me përulësi, secili ta çmojë tjetrin më shumë se vetveten.

4. Mos mendojë secili për interesin e vet, por edhe atë të të tjerëve.

5. Kini në ju po atë mendje që ishte në Jezu Krishtin,

Lexoni kapitullin e plotë Filipianëve 2