Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

2 Timoteut 2:1-13 Bibla Shqip (ALBB)

1. Ti, pra, biri im, forcohu në hirin që është në Krishtin Jezus;

2. dhe ato që dëgjove nga unë përpara shumë dëshmitarëve, jepua njerëzve besnikë, që do të jenë të aftë të mësojnë edhe të tjerë.

3. Ti, pra, duro pjesën tënde të vuajtjeve, si një ushtar i mirë i Jezu Krishtit.

4. Sepse asnjë nga ata që shkojnë ushtarë nuk ngatërrohet me punërat e jetës, që t'i pëlqejë atij që e mori ushtar.

5. Po ashtu, nëse dikush merr pjesë në gara, nuk kurorëzohet po të mos ketë luftuar sipas rregullave.

6. Bujku që mundohet duhet ta marrë i pari pjesën e fryteve.

7. Mendo për ato që të them, sepse Zoti do të të japë mend për të gjitha.

8. Kujto që Jezu Krishti, nga fisi i Davidit, u ngjall së vdekuri sipas ungjillit tim,

9. për të cilin unë po vuaj deri edhe në pranga posi keqbërës; por fjala e Perëndisë nuk lidhet në pranga.

10. Prandaj unë i duroj të gjitha për shkak të të zgjedhurve, që ata të kenë shpëtimin që është në Krishtin Jezus, bashkë me lavdi të përjetshme.

11. Kjo fjalë është e vërtetë, sepse, nëse ne vdiqëm me të, me të edhe do të rrojmë;

12. në qoftë se vuajmë, do të mbretërojmë bashkë me të; po ta mohojmë, edhe ai do të na mohojë.

13. Nëse jemi të pabesë, ai mbetet besnik, sepse ai nuk mund të mohojë vetveten.

Lexoni kapitullin e plotë 2 Timoteut 2