Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

2 Gjonit 1:1-5 Bibla Shqip (ALBB)

1. Plaku; zonjës së zgjedhur dhe bijve të saj që i dua në të vërtetë, dhe jo vetëm unë, por edhe të gjithë ata që e kanë njohur të vërtetën,

2. për shkak të së vërtetës që qëndron në ne dhe do të jetë me ne përjetë:

3. hiri, mëshira dhe paqja qofshin me ju nga Perëndia Ati dhe nga Zoti Jezu Krisht, Biri i të Atit, në të vërtetë dhe në dashuri.

4. U gëzova fort që gjeta disa nga bijtë e tu duke ecur në të vërtetën, sipas urdhërimit që morëm nga Ati.

5. Dhe tani të lutem ty, zonjë, jo sikur po të shkruaj një urdhërim të ri, por atë që kishim pasur nga fillimi, që ta duam njëri-tjetrin.

Lexoni kapitullin e plotë 2 Gjonit 1