Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

2 e Korintasve 5:2-14 Bibla Shqip (ALBB)

2. Sepse në këtë çadër ne psherëtijmë duke dëshiruar fort të vishemi me banesën tonë qiellore,

3. nëse do të gjendemi të veshur e jo të zhveshur.

4. Sepse ne që jemi në këtë çadër psherëtijmë duke qenë të rënduar, dhe për këtë arsye nuk duam, pra, të na zhveshin, por të na veshin, që ç'është e vdekshme të përpihet nga jeta.

5. Dhe ai që na ka formuar pikërisht për këtë është Perëndia, i cili na dha edhe kaparin e Frymës.

6. Ne, pra, kemi gjithnjë siguri besimi dhe e dimë se gjersa banojmë në trup, jemi larg Zotit,

7. (sepse ecim nëpërmjet besimit dhe jo nëpërmjet shikimit.)

8. Por jemi të sigurt dhe na parapëlqen më tepër ta lëmë trupin dhe të shkojmë e të banojmë bashkë me Zotin.

9. Prandaj edhe përpiqemi t'i pëlqejmë atij, qoftë duke banuar në trup, qoftë duke e lënë atë.

10. Sepse ne të gjithë duhet të dalim para gjyqit të Krishtit, që secili merr shpagimin e gjërave që ka bërë me anë të trupit, në bazë të asaj që ka bërë, qoftë në të mirën apo në të keqen.

11. Duke e njohur frikën e Zotit, ne bindim njerëzit dhe jemi njohur nga Perëndia; dhe unë shpresoj se edhe në ndërgjegjet tuaja të jemi njohur.

12. Sepse ne nuk e rekomandojmë përsëri veten ndaj jush, por ju japim rastin të krenoheni për ne, që të keni çfarë t'u përgjigjeni atyre që krenohen me dukjen dhe jo me zemër.

13. Sepse, nëse nuk jemi në vete, jemi për Perëndinë, dhe në qoftë se jemi me mend në kokë, jemi për ju.

14. Sepse dashuria e Krishtit na shtrëngon, sepse kemi arritur në konkluzionin se, në qoftë se një ka vdekur për të gjithë, të gjithë, pra, kanë vdekur;

Lexoni kapitullin e plotë 2 e Korintasve 5