Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 Timoteut 5:1-13 Bibla Shqip (ALBB)

1. Mos e qorto ashpër një plak, por këshilloje si atë, dhe më të rinjtë si vëllezër,

2. plakat si nëna, të rejat si motra, me plot dëlirësi.

3. Ndero vejushat që janë me të vërtetë të veja.

4. Por në qoftë se një e ve ka djem a nipa, këta le të mësojnë më parë të tregojnë perëndishmëri ndaj atyre të familjes së vet dhe t'ua shpërblejnë prindërve të tyre, sepse kjo është e mirë dhe e pëlqyer përpara Perëndisë.

5. Dhe ajo që është me të vërtetë e ve, dhe ka mbetur e vetme, e ka shpresën në Perëndinë dhe qëndron në lutje dhe në të falura natë e ditë.

6. Ndërsa ajo që jeton e shthurur, ndonëse rron, është e vdekur.

7. Porosit edhe këto gjëra, që të jenë të patëmeta.

8. Por në qoftë se dikush nuk kujdeset për të vetët, dhe më tepër për ata të shtëpisë, ai e ka mohuar besimin dhe është më i keq se një jobesimtar.

9. Një e ve të regjistrohet në listën e vejushave, po të jetë jo më e re se gjashtëdhjetë vjeçe, të ketë qenë bashkëshorte e një burri të vetëm,

10. dhe të ketë dëshminë për vepra të mira: që i ka rritur fëmijët e saj, ka pritur të huajt, ua ka larë këmbët shenjtorëve, ka ndihmuar nevojtarët, i është kushtuar vazhdimisht çdo vepre të mirë.

11. Po mos i prano vejushat më të reja, sepse, duke u dhënë pas dëshirave të tyre, ngrihen kundër Krishtit, duan të martohen,

12. duke tërhequr mbi vete një dënim, sepse kanë shkelur besimin e parë.

13. Madje ato mësojnë të jenë përtace duke shkuar shtëpi më shtëpi, edhe jo vetëm përtace, por edhe llafazane dhe kureshtare duke folur për gjëra të kota.

Lexoni kapitullin e plotë 1 Timoteut 5