Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 Thesalonikasve 4:6-13 Bibla Shqip (ALBB)

6. dhe që askush të mos mashtrojë ose t'ia hedhë në punë vëllait të vet, sepse Perëndia është hakmarrësi për të gjitha këto gjëra, sikurse edhe ju thamë më parë dhe e dëshmuam.

7. Sepse Perëndia nuk na thirri në ndyrësi, por në shenjtërim.

8. Prandaj ai që i përbuz këto gjëra, nuk përbuz një njeri, por Perëndinë që ju dha edhe Frymën e tij të Shenjtë.

9. Sa për dashurinë vëllazërore, nuk keni nevojë që t'ju shkruaj, sepse ju vetë jeni të mësuar nga Perëndia që të doni njëri-tjetrin.

10. Sepse ju e bëni këtë ndaj gjithë vëllezërve që janë në gjithë Maqedoninë; por ne ju bëjmë thirrje, vëllezër, që në këtë të shtohemi edhe më shumë.

11. dhe të përpiqeni me kujdes të jetoni në paqe, të merreni me gjërat tuaja dhe të punoni me duart tuaja, ashtu si ju kemi urdhëruar,

12. që të silleni me nder ndaj atyre që janë jashtë dhe të mos keni nevojë për asgjë.

13. Tashmë, vëllezër, nuk duam që të jeni në mosdije për sa u përket atyre që flenë, që të mos trishtoheni si të tjerët që nuk kanë shpresë.

Lexoni kapitullin e plotë 1 Thesalonikasve 4