Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 Thesalonikasve 3:8-13 Bibla Shqip (ALBB)

8. sepse tani rrojmë me të vërtetë, në qoftë se ju qëndroni të patundur në Zotin.

9. Sepse çfarë falënderimi mund t'i drejtojmë Perëndisë për ju, për gjithë gëzimin që ndiejmë për shkakun tuaj përpara Perëndisë sonë,

10. duke u lutur shumë, natë e ditë, që të shohim fytyrën tuaj dhe të plotësojmë gjërat që ende i mungojnë besimit tuaj?

11. Po vetë Perëndia, Ati ynë, dhe Zoti ynë Jezu Krishti e sheshoftë rrugën tonë për te ju.

12. Dhe Zoti shtoftë dhe teproftë në dashurinë për njëri-tjetrin dhe për të gjithë, ashtu si edhe ne ndaj jush,

13. për të bërë të pa tundura zemrat tuaja, pa të meta në shenjtëri përpara Perëndisë dhe Atit tonë, në ardhjen e Perëndisë sonë Jezu Krisht bashkë me gjithë shenjtorët e tij. Amen.

Lexoni kapitullin e plotë 1 Thesalonikasve 3