Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 Pjetrit 5:1-8 Bibla Shqip (ALBB)

1. U bëj thirrje pleqve që janë midis jush, unë që jam plak bashkë me ta dhe dëshmitar i vuajtjeve të Krishtit dhe që jam gjithashtu pjesëmarrës i lavdisë që ka për t'u zbuluar:

2. ruani tufën e Perëndisë që është midis jush, duke e mbikëqyrur jo me detyrim, por me dëshirë, jo për përfitim të pandershëm, po me vullnet të mirë,

3. dhe jo si zotërues mbi ata që ju janë besuar, por duke u bërë shembull për tufën.

4. Dhe kur të shfaqet kryebariu, do të merrni kurorën e lavdisë që nuk fishket.

5. Gjithashtu ju, të rinjtë, nënshtrojuni pleqve. Po, nënshtrojuni të gjithë njëri-tjetrit dhe vishuni me përulje, sepse Perëndia i kundërshton krenarët, por u jep hir të përulurve.

6. Përuluni, pra, nën dorën e fuqishme të Perëndisë, që ai t'ju lartësojë në kohën e duhur,

7. dhe gjithë merakun tuaj hidheni mbi të, sepse ai merakoset për ju.

8. Jini të përmbajtur, rrini zgjuar; sepse kundërshtari juaj, djalli, sillet rreth e qark si një luan vrumbullues, duke kërkuar cilin mund të përpijë.

Lexoni kapitullin e plotë 1 Pjetrit 5