Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 e Korintasve 12:1-7 Bibla Shqip (ALBB)

1. Edhe për sa u përket dhuntive frymërore, o vëllezër, nuk dua të jeni të paditur.

2. Ju e dini se, kur ishit paganë, tërhiqeshit pas idhujve të pagojë, nën shtytje të çastit.

3. Prandaj ju bëj të ditur se askush që flet në Frymën e Shenjtë nuk thotë: ''Mallkuar qoftë Jezusi!''; edhe asnjë nuk mund të thotë: ''Jezusi është Zot'', veç se në Frymën e Shenjtë.

4. Ka larmi dhuntish, por i njëjti Frymë.

5. Ka edhe larmi shërbimesh, por i njëjti Zot.

6. Dhe ka larmi veprimtarish por është i njëjti Perëndi i cili i bën të gjitha gjërat në të gjithë.

7. Dhe secilit i jepet shfaqja e Frymës për dobinë e përbashkët.

Lexoni kapitullin e plotë 1 e Korintasve 12