3. Pse jemi konsideruar si kafshë dhe jemi konsideruar të përçmuar në sytë e tu?
4. Ti që ha veten nga zemërimi, a duhet të braktiset toka për shkakun tënd apo shkëmbi të luajë nga vendi i tij?
5. Po, drita e të keqit shuhet dhe flaka e zjarrit të tij nuk ndrit më.
6. Drita në çadrën e tij po meket dhe llamba e tij mbi të po shuhet.
7. Hapat e tij të fuqishëm shkurtohen dhe vetë planet e tij po e çojnë në greminë.
8. Sepse këmbët e tij e shtyjnë në rrjetë dhe ai do të bjerë në ndonjë lak.
9. Një çark e kap nga thembra dhe një lak e mban fort.
10. Për të ka një lak të fshehur në tokë dhe një çark të vënë në shteg.
11. Gjëra të tmerrshme e trembin nga çdo anë dhe e ndjekin në çdo hap.
12. Forca e tij pakësohet për shkak të urisë dhe shkatërrimi është gati ta godasë anash.
13. Gëlltit copa të lëkurës së tij; i parëlinduri i vdekjes gllabëron gjymtyrët e tij.