kapitujt

  1. 1
  2. 2
  3. 3
  4. 4
  5. 5
  6. 6
  7. 7
  8. 8
  9. 9
  10. 10
  11. 11
  12. 12
  13. 13
  14. 14
  15. 15
  16. 16
  17. 17
  18. 18
  19. 19
  20. 20
  21. 21
  22. 22
  23. 23
  24. 24
  25. 25
  26. 26
  27. 27
  28. 28
  29. 29
  30. 30
  31. 31
  32. 32
  33. 33
  34. 34
  35. 35
  36. 36
  37. 37
  38. 38
  39. 39
  40. 40
  41. 41
  42. 42

Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jobi 18 Bibla Shqip (ALBB)

1. Atëherë Bildadi nga Shuahu u përgjigj dhe tha:

2. "Kur do t'u japësh fund fjalëve? Bëhu i zgjuar dhe pastaj flasim.

3. Pse jemi konsideruar si kafshë dhe jemi konsideruar të përçmuar në sytë e tu?

4. Ti që ha veten nga zemërimi, a duhet të braktiset toka për shkakun tënd apo shkëmbi të luajë nga vendi i tij?

5. Po, drita e të keqit shuhet dhe flaka e zjarrit të tij nuk ndrit më.

6. Drita në çadrën e tij po meket dhe llamba e tij mbi të po shuhet.

7. Hapat e tij të fuqishëm shkurtohen dhe vetë planet e tij po e çojnë në greminë.

8. Sepse këmbët e tij e shtyjnë në rrjetë dhe ai do të bjerë në ndonjë lak.

9. Një çark e kap nga thembra dhe një lak e mban fort.

10. Për të ka një lak të fshehur në tokë dhe një çark të vënë në shteg.

11. Gjëra të tmerrshme e trembin nga çdo anë dhe e ndjekin në çdo hap.

12. Forca e tij pakësohet për shkak të urisë dhe shkatërrimi është gati ta godasë anash.

13. Gëlltit copa të lëkurës së tij; i parëlinduri i vdekjes gllabëron gjymtyrët e tij.

14. Atë e rrëmbejnë nga çadra tij që e dinte të sigurt dhe e çojnë para mbretit të tmerrit.

15. Në çadrën e tij banon ai që nuk është nga të vetët, dhe mbi shtëpinë e tij hedhin squfur.

16. Rrënjët poshtë thahen dhe degët lart priten.

17. Kujtimi i tij zhduket nga toka dhe emri i tij nuk do të përmendet më nëpër rrugë.

18. Ai shtyhet nga drita në terr dhe atë e përzënë nga bota.

19. Nuk ka as bij, as pasardhës në popullin e tij dhe asnjë që të mbijetojë në banesën e tij.

20. Fundi i tij i lë të habitur ata që e kanë ndjekur dhe mbeten të tmerruar ata që e kanë pararendur.

21. Pikërisht kështu janë banesat e njerëzve të këqij, dhe ky është vendi i atij që nuk e njeh Perëndinë". Përgjigja e pestë e Jobit; ai e ndjen veten të përqeshur; gjithçka është kundër tij