10. Për të ka një lak të fshehur në tokë dhe një çark të vënë në shteg.
11. Gjëra të tmerrshme e trembin nga çdo anë dhe e ndjekin në çdo hap.
12. Forca e tij pakësohet për shkak të urisë dhe shkatërrimi është gati ta godasë anash.
13. Gëlltit copa të lëkurës së tij; i parëlinduri i vdekjes gllabëron gjymtyrët e tij.
14. Atë e rrëmbejnë nga çadra tij që e dinte të sigurt dhe e çojnë para mbretit të tmerrit.
15. Në çadrën e tij banon ai që nuk është nga të vetët, dhe mbi shtëpinë e tij hedhin squfur.
16. Rrënjët poshtë thahen dhe degët lart priten.
17. Kujtimi i tij zhduket nga toka dhe emri i tij nuk do të përmendet më nëpër rrugë.
18. Ai shtyhet nga drita në terr dhe atë e përzënë nga bota.