Dhjata e Re

Zbulesa 9:7-13 Së Bashku (ALNT)

7. Nga pamja karkalecat ngjanin me kuaj të bërë gati për luftë dhe në kokë mbanin diçka si kurora të arta. Fytyrat i kishin si fytyra njerëzish.

8. Flokët i kishin si flokë grash, ndërsa dhëmbët si dhëmbë luanësh.

9. Në kraharor kishin diçka si parzmore hekuri, ndërsa zhurma që bënin krahët e tyre ngjante me zhurmën e shumë qerreve me kuaj, që vrapojnë për luftë.

10. Kishin bishta me thumba si të akrepave dhe gjithë fuqia e tyre për të lënduar njerëzit për pesë muaj qëndronte te bishtat.

11. Për mbret kishin engjëllin e humnerës, i cili në hebraisht quhet Abadon, ndërsa në greqisht e ka emrin Apolion.

12. Njëri mjerim shkoi. Ja tek po vijnë edhe dy mjerime të tjera pas tij.

13. I ra trumbetës engjëlli i gjashtë. Atëherë dëgjova një zë që dilte nga të katër qoshet e altarit të artë, që ndodhet para Perëndisë.

Lexoni kapitullin e plotë Zbulesa 9