Dhjata e Re

Zbulesa 9:3-8 Së Bashku (ALNT)

3. Nga tymi dolën karkaleca mbi tokë dhe atyre iu dha e njëjta fuqi si fuqia e akrepave.

4. Atyre iu tha të mos dëmtonin bimët, as barin dhe as pemët e tokës, por vetëm njerëzit që nuk e kanë vulën e Perëndisë në ballë.

5. Dhe iu dha urdhër të mos i vrasin njerëzit, por t’i mundojnë për pesë muaj. Dhimbja që i mundonte ishte si dhimbja e pickimit të akrepit.

6. Gjatë atyre ditëve njerëzit do ta kërkojnë vdekjen dhe nuk do ta gjejnë. Do të duan të vdesin, por vdekja do të largohet prej tyre.

7. Nga pamja karkalecat ngjanin me kuaj të bërë gati për luftë dhe në kokë mbanin diçka si kurora të arta. Fytyrat i kishin si fytyra njerëzish.

8. Flokët i kishin si flokë grash, ndërsa dhëmbët si dhëmbë luanësh.

Lexoni kapitullin e plotë Zbulesa 9