Dhjata e Re

Zbulesa 9:16-21 Së Bashku (ALNT)

16. Dëgjova numrin e ushtarëve të kalorësisë. Ishte dyqind milionë.

17. Kuajt dhe kalorësit që pashë në vegim kishin parzmore të kuqe si zjarri, të kaltra si hiacinti dhe të verdha si squfuri. Kokat e kuajve ishin si koka luanësh, ndërsa nga goja e tyre dilte zjarr, tym dhe squfur.

18. Nga këto tri plagë, nga zjarri, tymi dhe squfuri që dilte nga goja e kuajve, vdiq një e treta e njerëzve.

19. Sepse fuqia e kuajve qëndronte te goja dhe te bishti i tyre. Bishtat e tyre ngjanin si gjarpërinj, që me kokën e tyre u sillnin dëm njerëzve.

20. Pjesa tjetër e njerëzve, ata që nuk vdiqën nga këto plagë, nuk u penduan për veprat që kishin bërë, por vazhdonin të adhuronin djajtë dhe idhujt prej ari, argjendi, bronzi, guri apo druri, të cilët nuk mund të shohin, as të dëgjojnë, as të ecin.

21. Nuk u penduan as për vrasjet e tyre, as për magjitë e tyre, as për kurvërinë e tyre dhe as për vjedhjet e tyre.

Lexoni kapitullin e plotë Zbulesa 9