Dhjata e Re

Zbulesa 9:1-4 Së Bashku (ALNT)

1. I ra trumbetës engjëlli i pestë. Atëherë pashë një yll që kishte rënë nga qielli në tokë. Atij iu dha çelësi i pusit të humnerës.

2. Ai hapi pusin e humnerës dhe prej tij doli tym si tymi i një furre të madhe. Dielli dhe ajri u errësuan nga tymi i pusit.

3. Nga tymi dolën karkaleca mbi tokë dhe atyre iu dha e njëjta fuqi si fuqia e akrepave.

4. Atyre iu tha të mos dëmtonin bimët, as barin dhe as pemët e tokës, por vetëm njerëzit që nuk e kanë vulën e Perëndisë në ballë.

Lexoni kapitullin e plotë Zbulesa 9