Dhjata e Re

Zbulesa 7:1-12 Së Bashku (ALNT)

1. Pastaj pashë katër engjëj që qëndronin në katër cepat e tokës. Ata mbanin katër erërat e tokës, në mënyrë që të mos frynte erë mbi tokë, mbi det apo mbi ndonjë pemë.

2. Pashë edhe një engjëll tjetër, që ngjitej andej nga lind dielli dhe kishte vulën e Perëndisë së gjallë. Ai thirri me zë të fortë katër engjëjt, të cilëve u ishte dhënë pushteti të dëmtojnë tokën dhe detin

3. dhe u tha: «Mos e dëmtoni as tokën, as detin dhe as pemët, derisa të vulosim në ballë shërbëtorët e Perëndisë tonë».

4. Dëgjova numrin e atyre që ishin vulosur: njëqind e dyzet e katër mijë të vulosur nga gjithë fiset e bijve të Izraelit.

5. Dymbëdhjetë mijë të vulosur nga fisi i Judës,dymbëdhjetë mijë nga fisi i Rubenit,dymbëdhjetë mijë nga fisi i Gadit,

6. dymbëdhjetë mijë nga fisi i Asherit,dymbëdhjetë mijë nga fisi i Neftalimit,dymbëdhjetë mijë nga fisi i Manaseut,

7. dymbëdhjetë mijë nga fisi i Simeonit,dymbëdhjetë mijë nga fisi i Levit,dymbëdhjetë mijë nga fisi i Isaharit,

8. dymbëdhjetë mijë nga fisi i Zabulonit,dymbëdhjetë mijë nga fisi i Jozefit,dymbëdhjetë mijë nga fisi i Beniaminit.

9. Pastaj pashë një turmë të madhe nga çdo komb, fis, popull dhe gjuhë, që askush nuk mund ta numëronte. Turma qëndronte para fronit dhe para Qengjit veshur në të bardha dhe me palma në duar.

10. Njerëzit e turmës thërrisnin me zë të lartë:«Shpëtimi vjen nga Perëndia ynëqë rri ulur në fron dhe nga Qengji».

11. Të gjithë engjëjt qëndronin përreth fronit, pleqve dhe katër gjallesave. Pastaj ranë përmbys para fronit me fytyrë përdhe dhe adhuruan Perëndinë

12. kështu:«Amen! Bekimi, lavdia, urtia,falënderimi, nderi, fuqiadhe pushteti janë të Perëndisë tonë në shekuj të shekujve. Amen!».

Lexoni kapitullin e plotë Zbulesa 7