Dhjata e Re

Zbulesa 5:6-14 Së Bashku (ALNT)

6. Pastaj, pashë një qengj që qëndronte në mes të fronit, të katër gjallesave dhe pleqve. Ai dukej si i therur dhe kishte shtatë brirë e shtatë sy, që janë shtatë shpirtrat e Perëndisë, të dërguara në të gjithë dheun.

7. Ai shkoi e mori librin nga dora e djathtë e atij që rrinte ulur në fron.

8. Kur Qengji mori librin, katër gjallesat dhe njëzet e katër pleqtë ranë përmbys para tij. Secili kishte nga një harpë dhe kupa të arta të mbushura me temjan, që janë lutjet e besimtarëve të krishterë.

9. Ata këndonin një këngë të re dhe thoshin:«I denjë je për të marrë librindhe për të thyer vulat e tij,sepse u there dhe me gjakun tënd ke blerë për Perëndinënjerëz nga çdo fis, gjuhë, popull dhe komb.

10. I bëre mbretër dhe priftërinj për Perëndinë tonëdhe ata do të mbretërojnë mbi dhè».

11. Pastaj pashë përsëri dhe dëgjova zërin e shumë engjëjve që kishin rrethuar fronin, gjallesat dhe pleqtë. Numri i tyre ishte me mijëra, me dhjetëra mijëra.

12. Ata thoshin me zë të lartë:«I denjë është Qengji i therur për të marrëpushtetin, pasurinë, urtinë, fuqinë,nderin, lavdinë dhe bekimin».

13. Pastaj dëgjova çdo krijesë në qiell, mbi tokë, nën tokë, në det, gjithë krijesat e gjithësisë që thoshin:«Atij që rri ulur në fron dhe qengjitu qoftë bekimi, nderi, lavdia dhe pushtetinë shekuj të shekujve».

14. Katër gjallesat thanë: «Amen!» ndërsa pleqtë ranë përmbys dhe adhuruan.

Lexoni kapitullin e plotë Zbulesa 5