Dhjata e Re

Zbulesa 5:2-9 Së Bashku (ALNT)

2. Pashë edhe një engjëll të fuqishëm që shpallte me zë të lartë: «Kush është i denjë të thyejë shtatë vulat dhe të hapë librin?».

3. Por, askush, as në qiell, as mbi tokë, as nën tokë, nuk mund ta hapte librin e ta shihte atë.

4. Atëherë unë fillova të qaj shumë, ngaqë nuk u gjet askush i denjë për ta hapur librin dhe për ta parë atë.

5. Një nga pleqtë më tha: «Mos qaj! Ja! Luani nga fisi i Judës, rrënja e Davidit, ngadhënjeu dhe mund t’i thyejë të shtatë vulat dhe të hapë librin».

6. Pastaj, pashë një qengj që qëndronte në mes të fronit, të katër gjallesave dhe pleqve. Ai dukej si i therur dhe kishte shtatë brirë e shtatë sy, që janë shtatë shpirtrat e Perëndisë, të dërguara në të gjithë dheun.

7. Ai shkoi e mori librin nga dora e djathtë e atij që rrinte ulur në fron.

8. Kur Qengji mori librin, katër gjallesat dhe njëzet e katër pleqtë ranë përmbys para tij. Secili kishte nga një harpë dhe kupa të arta të mbushura me temjan, që janë lutjet e besimtarëve të krishterë.

9. Ata këndonin një këngë të re dhe thoshin:«I denjë je për të marrë librindhe për të thyer vulat e tij,sepse u there dhe me gjakun tënd ke blerë për Perëndinënjerëz nga çdo fis, gjuhë, popull dhe komb.

Lexoni kapitullin e plotë Zbulesa 5