Dhjata e Re

Zbulesa 5:1-7 Së Bashku (ALNT)

1. Në të djathtë të atij që rrinte ulur në fron pashë një libër të shkruar në të dyja anët, të vulosur me shtatë vula.

2. Pashë edhe një engjëll të fuqishëm që shpallte me zë të lartë: «Kush është i denjë të thyejë shtatë vulat dhe të hapë librin?».

3. Por, askush, as në qiell, as mbi tokë, as nën tokë, nuk mund ta hapte librin e ta shihte atë.

4. Atëherë unë fillova të qaj shumë, ngaqë nuk u gjet askush i denjë për ta hapur librin dhe për ta parë atë.

5. Një nga pleqtë më tha: «Mos qaj! Ja! Luani nga fisi i Judës, rrënja e Davidit, ngadhënjeu dhe mund t’i thyejë të shtatë vulat dhe të hapë librin».

6. Pastaj, pashë një qengj që qëndronte në mes të fronit, të katër gjallesave dhe pleqve. Ai dukej si i therur dhe kishte shtatë brirë e shtatë sy, që janë shtatë shpirtrat e Perëndisë, të dërguara në të gjithë dheun.

7. Ai shkoi e mori librin nga dora e djathtë e atij që rrinte ulur në fron.

Lexoni kapitullin e plotë Zbulesa 5