Dhjata e Re

Zbulesa 3:1-8 Së Bashku (ALNT)

1. «Engjëllit të kishës në Sardë shkruaji:Kështu thotë ai që ka shtatë shpirtrat e Perëndisë dhe shtatë yjet:I njoh veprat e tua. Thuhet se jeton, por je i vdekur.

2. Rri zgjuar dhe jepu forcë të tjerëve, atyre që janë në prag të vdekjes, se veprat e tua para Perëndisë nuk i gjeta të përsosura.

3. Kujto çfarë ke marrë dhe ke dëgjuar! Zbatoji dhe pendohu! Po të mos zgjohesh do të vij si vjedhës dhe nuk do ta dish orën kur kam për të ardhur kundër teje.

4. Por ka disa nga ju në Sardë që nuk i keni përlyer rrobat. Ju do të jetoni me mua veshur me të bardha, sepse jeni të denjë.

5. Ai që fiton do të vishet me rroba të bardha. Emrin e tij nuk do ta fshij nga libri i jetës, por do ta rrëfej para Atit tim dhe para engjëjve të tij.

6. Kush ka veshë, le të dëgjojë çfarë u thotë kishave Shpirti i Shenjtë.»

7. «Engjëllit të kishës në Filadelfi shkruaji:Kështu thotëi Shenjti, i Vërteti,ai që ka çelësin e Davidit,ai që hap e askush nuk mund të mbyllë,ai që mbyll e askush nuk mund të hapë:

8. I njoh veprat e tua. E di që nuk ke shumë fuqi, megjithatë e ke zbatuar fjalën time dhe nuk e ke mohuar emrin tim. Ja tek kam vënë para teje një derë të hapur, që askush nuk mund ta mbyllë.

Lexoni kapitullin e plotë Zbulesa 3