Dhjata e Re

Zbulesa 22:12-21 Së Bashku (ALNT)

12. «Ja ku po vij shpejt!» - thotë Jezui. «Me vete kam shpërblimin që do t’i jap secilit sipas veprave të tij.

13. Unë jam Alfa e Omega, i pari e i fundit, fillimi e mbarimi.

14. Lum ata që i lajnë rrobat e veta me gjakun e Qengjit, se do të kenë të drejtë të hanë nga pema e jetës dhe të hyjnë në qytet nga portat.

15. Jashtë janë qentë, magjistarët, kurvarët, vrasësit, idhujtarët dhe të gjithë ata që e duan dhe e vënë në zbatim gënjeshtrën.

16. Unë, Jezui, ju kam dërguar engjëllin tim për t’ju dëshmuar këto gjëra nëpër kisha. Unë jam rrënja dhe fisi i Davidit, jam ylli i shndritshëm i mëngjesit».

17. Shpirti i Shenjtë dhe nusja thonë: «Eja!».Edhe kush dëgjon, le të thotë: «Eja!».Kush ka etje, le të vijë. Kush dëshiron, le të marrë falas ujin e jetës.

18. Unë, Gjoni, po u them të gjithë atyre që dëgjojnë fjalët profetike të këtij libri, se kush u shton ndonjë gjë atyre, edhe Perëndia do t’i shtojë atij plagët që shkruhen në këtë libër.

19. Atij që heq ndonjë gjë nga fjalët profetike të këtij libri, Perëndia do t’ia heqë pjesën nga pema e jetës dhe nga qyteti i shenjtë, që përshkruhen në këtë libër.

20. Ai që i dëshmon këto, thotë: «Po, po vij shpejt».Amen! Eja Zoti Jezu!

21. Hiri i Zotit Jezu qoftë me të gjithë!

Lexoni kapitullin e plotë Zbulesa 22