Dhjata e Re

Zbulesa 22:1-4 Së Bashku (ALNT)

1. Pastaj më tregoi lumin e ujit të jetës, që shkëlqente si kristal dhe buronte nga froni i Perëndisë dhe i Qengjit.

2. Në mes të sheshit të qytetit, në të dyja anët e lumit ishte pema e jetës, që jep dymbëdhjetë fryte, nga një në çdo muaj, ndërsa gjethet e saj shërbejnë për shërimin e kombeve.

3. Nuk do të ketë më asnjë mallkim, por atje do të jetë froni i Perëndisë dhe i Qengjit dhe shërbëtorët e tij do ta adhurojnë.

4. Do të shohin fytyrën e Perëndisë dhe emrin e tij do ta kenë të shkruar në ballë.

Lexoni kapitullin e plotë Zbulesa 22