Dhjata e Re

Zbulesa 2:22-28 Së Bashku (ALNT)

22. Ja, unë do ta bëj të zërë shtratin dhe ata që bëjnë tradhti bashkëshortore me të do të kenë vuajtje të mëdha nëse nuk pendohen për ato që bëjnë.

23. Bijtë e saj do t’i ndëshkoj me vdekje dhe le ta marrin vesh të gjitha kishat se unë jam ai që shqyrton mendimet dhe dëshirat. Secilit prej jush do t’i jap sipas veprave të tij.

24. Ju të tjerëve në Tiatirë, që nuk i ndiqni mësimet e saj dhe nuk i njihni ato që i quajnë ‘thellësitë e Satanit’, nuk do t’ju vë barrë tjetër,

25. por mbani fort ato që keni, derisa të kthehem unë.

26. Atij që fiton dhe bën deri në fund veprat e mia,do t’i jap pushtet mbi kombet,

27. të cilat ai do t’i udhëheqë me skeptër të hekurtdhe do t’i thyejë si enë balte,

28. ashtu siç e mora edhe unë pushtetin nga Ati im. Atij do t’i jap edhe yllin e mëngjesit.

Lexoni kapitullin e plotë Zbulesa 2